Flash News

KRYESORE

Arrestimi i Habilajt, reagon deputeti Braimllari: Pse hesht kryeministri?

Arrestimi i Habilajt, reagon deputeti Braimllari: Pse hesht kryeministri?

Arrestimi i Moisi Habibaj në Itali ka sjellë shumë reagime, i tillë është dhe ai i deputetit të LSI, Endrit Braimllari i cili përmes një statusi në 'Facebook' ka deklaruar se arrestimi i Habilajt është prova e kapjes së shtetit nga krimi dhe droga. Ai e konsideron Habilajn si të afërm të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ndërsa këtë të fundit, besnik të Edi Ramës.

“Pse hesht kryeministri pas arrestimit të Habilaj. Policia italiane raporton për shkatërrimin e një grupi të strukturuar që merret me trafikun e lëndëve narkotike dhe armëve. Ndër të arrestuarit është dhe një i afërm i ish-ministrit të Brendshëm, besnik i Edi Ramës. Gjithë shqiptarët i kanë të freskëta fotot e Habilaj me drejtorët e Policisë së Vlorës.

Kjo është prova e kapjes së shtetit nga krimi i organizuar. Ishin këto grupe të strukturuara kriminale që me paratë e krimit dhe pjesëmarrjen e tyre deformuan vullnetin e shqiptarëve. Krimi i organizuar e mban peng kryeministrin. Ai nuk ndahet dot nga këto grupe kriminale sepse është i zhytur kokë e këmbë. Kjo është lidhja e Rilindjes me krimin e organizuar”,  është shprehur Braimllari.

“Nëse janë trafikantë, do kërkoj falje publike”, deklarata e Saimir Tahirit për Habilajt në 2015-ën te ‘Top Story’

Të fundit