Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Arrestimi i këngëtares shqiptare, një "mini-reagim" nga Loredana
Politiko
8 Maj 2019, 15:54
Mediat zvicerane, gjermane dhe ato shqiptare kanë shkruar sot për mashtrimin e një çifti zviceran, ku dyshohet se është bërë nga këngëtarja shqiptare Loredana.
Loredana Zefi, që është dhe partnerja e Mozzik, sipas mediave zvicerane, është arrestuar mbrëmjen e djeshme pasi akuzohet që ka kërcënuar bashkë me vëllamë e saj, një çift zviceran.
Sipas çiftit zviceran, vëlla e motër i kanë shkaktuar atyre një dëm prej 900,000 frangash. Çifti pretendon se i kanë dhënë para vëllait të këngëtares për të kaluar një çështje dhe më vonë ka ndërhyrë dhe vetë Loredana.
Këngëtarja ka dalë zbuluar si pasojë e transaksioneve bankare dhe mbrëmjen e kaluar është prangosur.
Deri më tani vetëm Getinjo, vëllai i Mozzik dhe njëherësh kunati i Loredanës ka reaguar duke thënë se vetëm të fortin e "gjuajnë".
E ndërsa në profilin e këngëtares në Instagram vërehet që është hequr opsioni i komenteve. Kjo mund t jetë një masë e marrë nga familjarët e saj ose Mozzik për të shmangur negativitetin e ndjekësve në komente.
Ende nuk është dhënë ndonjë informacion i saktë për vendimin që do merret kundrejt këngëtares. Ajo është nënë e një vazje të vogël të cilën para disa muajsh e solli në jetë.