Flash News

KRYESORE

Arrestimi i klanit Bajri, reagon ambasadori i BE Luigi Soreca

Policia shqiptare ka arrestuar 11 anëtarë të Klanit Bajri, një prej grupeve kriminale më të rrezikshme në Shqipërinë e Veriut prej më shumë se 20 vite.  Ky operacion është përshëndetur dhe nga ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca.

Në një postim në Twitter, ambasadori Soreca shkruan se lufta ndaj krimit të organizuar është prioritet për Shqipërinë dhe BE-në.

“Përshëndes operacionin e rëndësishëm të zhvilluar në Shqipëri dhe Holandë nga Punët e Brendshme, task forca speciale në bashkëpunim me disa forca policie të BE-së. Lufta ndaj krimit të organizuar dhe trafikut të drogës është prioritet për Shqipërinë dhe BE-në,”- shkruan ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.

Të fundit