Flash News
Konstituohet grupi i dialogut për ‘Reformat’ mes opozitës dhe mazhorancës
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Arrestimi i mundshëm i Vangjush Dakos, reagon zv/kryeministri Braçe: Ta harrojë Lulzim Basha
Zv/kryeministri Erjon Braçe i është përgjigjur paralajmërimit të kryeopozitarit Lulzim Basha, për arrestimin e mundshëm të Vangjush Dakos, kryebashkiak i Durrësit. Në emisionin ‘A’ në News 24, Braçe tha se ka ikur koha kur ishin kryetarët e partive ata që jepnin urdhrat për arrestime, dhe se Basha duhet ta harrojë se Qeveria do të bjerë pre e këtij presioni.
“Në këtë vend ka mbaruar koha kur arrestonin kryetarët e partive politike. Kryetarët e partive politike nuk mund të bëjnë listë për të arrestuar njerëzit. Nuk mund të ndikojnë prokurorët për të arrestuar njerëzit. Ta harrojë Lulzim Basha dhe ndonjë tjetër se ne mund të biem në presionin e këtyre. Kjo do të ndodhë vetëm kur organet të kenë prova dhe të lëshojnë një mandat arresti”, tha Braçe.
Zv/kryeministri Braçe mohoi gjithashtu akuzat për blerje votash dhe manipulim të zgjedhjeve nga bandat kriminale.
Ishte kreu i PD-së, Basha, që paralajmëroi mbrëmjen e sotme se janë intensifikuar njoftimet se po përgatitet arrestimi i kryebashkiakut Dako, i cili rezulton të jetë përfshirë në dosjen ‘339’, ku faktohet manipulimi i zgjedhjeve parlamentare dhe lokale.