Flash News

KRYESORE

Arrestimi i protestuesve, Kadilli: Pse qeveria nuk është kaq e zellshme në dënimin e grabitësve të Rinasit?

Arrestimi i protestuesve, Kadilli: Pse qeveria nuk është kaq e

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, me anë të një postimi në Facebook është shprehur se autoritetet janë lëshuar si të tërbuar për të arrestuar qytetarët, ndërkohë që nuk ajnë kaq të zellshëm për të dënuar grabitësit e Rinasit.

Ky reagim i Kadillit vjen menjëherë pas arrestimit të 37 protestuesve nga protesta kombëtare e opozitës dhe pas dënimit të dhunës nga Lleshaj, Gjoni dhe Rama.

Postimi i plotë:

Pse kundër protestës reagojnë vetëm qeveritarë?

Pse protesta e djeshme ka tmerruar qeverinë?

Nxituan të flasin për numra, u bënë qesharakë. Nxituan të flasin për dhunë, doli që dhunën e bënë vete. Tani janë lëshuar si të tërbuar të arrestojnë qytetarët. Çudi që nuk ishin kaq të zëshëm dhe kaq të zellshëm për të dënuar dhe kërkuar arrestimin e përgjegjësve për grabitjen e Rinasit. Kjo e ka një shpjegim. Përgjegjësit kryesore të grabitjes në Rinas, të dhunës dje dhe të vjedhjes çdo ditë të shqiptarëve tash e 6 vjet është qeveria.

Koha e pushtetit ka mbaruar, koha e shqiptareve ka filluar.

Të fundit