Flash News

KRYESORE

Arrestimi i protestuesve në Librazhd, reagon Basha: Reprezalje e hapur politike ndaj kundërshtarëve të Ramës

Arrestimi i protestuesve në Librazhd, reagon Basha: Reprezalje e hapur

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dënuar ashpër arrestimet e protestuesve të Librazhdit pasditen e djeshme, të cilët u ngritën kundër vizitës së kryeministrit Edi Rama.

Në një deklaratë për mediat, Basha ka dënuar edhe arrestimet e përfaqësuesve të Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit si  kryetari i Degës së PD-së Librazhd, Bujar Vreto,  ish-deputeti Aurel Bylykbashi , sekretari i Degës së PD-së në Librazhd E.Gurra.

Gjatë fjalës së tij, Basha i cilësoi këto arrestime si reprezalje të hapur politike ndaj kundërshtarëve që protestojnë kundër Edi Ramës.

“Këto veprime janë reprezalje politike ndaj kundërshtarëve politikë që protestojnë kundër regjimit të Edi Ramës. Këto arrestime vijnë pas ndalimit të 500 anëtarëve të PD gjatë 5 muajve të fundit. Mbi 50 mbështetës dhe anëtarë të PD mbahen paligjshmërisht në arrest.

Qindra të tjerë që kanë protestuar kundër qeverisë për aferat korruptive janë ndaluar, rrahur, dhunuar dhe arrestuar në mënyrë të paligjshme muajt e fundit. Ky është bilanc regjimesh represive dhe jo i një vendi demokratik europian. Sistemi i drejtësisë është shpartalluar, parlamenti e administrata po ashtu.

Nuk ka më iluzion. Rama ka vendosur në Shqipëri një pushtet jashtë-kushtetutës dhe të kundraligjshëm. Pasi vuri nën kontroll pushtetet, po i përdor si vegla për të ushtruar dhunë kundërshtarët e regjimit.

Ata kanë një qëllim, të intimidojnë opozitën  për t’u tërhequr nga beteja jonë kundër regjimit të tij kriminal. Është rruga pa krye që po çon Ramën drejt greminës. Në këtë aventurë ndihmohet nga Sandër Lleshi dhe Arta Marku, vegla të paskrupullta që e kthyen policinë në shërbim të pushtetit personal të Ramës.

Ju bëj thirrje policëve dhe prokurorëve të mos u binden urdhrave politikë të Ramës dhe veglave të tij. Askush të mos ketë dyshimin më të vogël. Ky akt represiv është për tu mbyllur gojën kundërshtarëve po thellojnë gropën ku ka rënë Rama.

Asgjë nuk e ndal betejën tonë për Shqipërinë si gjithë Europa, asnjë hap pas deri në triumfin e demokracisë mbi narkoshtetin”, u shpreh Basha.

Bllokuan eskortën e Ramës, arrestohen shtatë persona në Librazhd, mes tyre 3 zyrtarë të PD

Të fundit