Flash News

KRYESORE

Arrestimi i Rrajës/ Deputetja e PD: Ta shpëtojmë vendin nga krimi dhe dhuna shtetërore

Arrestimi i Rrajës/ Deputetja e PD: Ta shpëtojmë vendin nga krimi

Deputetja e Partisë Demokratike ka reaguar pas arrestimit të djalit të deputetit socialist duke u shprehur se sot u rrëzuan të gjitha pretendimet dhe manipulimet e makinerisë propagandistike të qeverisë Rama dhe dolën në shesh të vërtetat rrënqethëse rreth abuzimit dhe dhunës së djalit të një deputeti socialist kundër një vajze të pambrojtur.

Duka theksoi se misioni fisnik i PD për të demaskuar pushtetin e sotëm kriminal dhe për ta rrëzuar atë sa më shpejt, po vijon me sukses të plotë.

Postimi i Dukës:

I madh e i vogël në Shqipëri po bindet se sa e rëndësishme është sot të denoncohen dhuna dhe keqtrajtimi i femrës shqiptare. Cilido po sheh qartë se vetëm në sajë të publikimit të fakteve tronditëse nga ana e Partisë Demokratike, sot u rrëzuan të gjitha pretendimet dhe manipulimet e makinerisë propagandistike të qeverisë Rama dhe dolën në shesh të vërtetat rrënqethëse rreth abuzimit dhe dhunës së djalit të një deputeti socialist kundër një vajze të pambrojtur. PD rrëzoi me vendosmëri alibine e pushtetarëve në lidhje me këtë ngjarje kriminale dhe sot fajtori ndodhet pas hekurave. Misioni fisnik i PD për të demaskuar pushtetin e sotëm kriminal dhe për ta rrëzuar atë sa më shpejt, po vijon me sukses të plotë. Të bashkohemi të gjithë rreth këtij misioni dhe ta shpëtojmë vendin nga krimi dhe dhuna shtetërore!

 

Të fundit