Flash News

KRYESORE

Arrestimi i Stresit, moderatori i njohur ironizon policinë e Tiranës: Derën e rajonit e ke të hapur

Arrestimi i Stresit, moderatori i njohur ironizon policinë e Tiranës:

Ditën e djeshme, policia e Tiranës njoftoi arrestimin e reperit të njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi.

Uniformat blu thanë se arrestimi i tij erdhi pas disa muajsh hetime, si anëtar i një grupit kriminal që operonte në Tiranë.

Moderatori i njohur Edi Oga ka ironizuar aksionin e policisë, nisur edhe nga e shkuara e këngëtarit, si i arrestuar dhe i liruar edhe disa herë të tjera më parë.

“Policia dhe drejtësia u këputën duke punuar:

  1. Arrestojnë Stresin!

    2012. Lirojnë Stresin!

    ...................................

    2015. Arrestojnë Stresin!

    2015. Lirojnë Stresin!

    ...................................

    2018. Arrestojnë Stresin!

    2018. Lirojnë Stresin!

    ...................................

Hidhu përsëri nga ballkoni i rajonit, o Stres!

Është kat i parë dhe derën e ke të hapur!”, shkruan Oga.

Uniformat blu thonë së gjatë arrestimit të Stresit në ambientet e një hoteli të ndodhur në vendin e quajtur Linzë gjatë kontrollit të ushtruar i është gjetur një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar kokainë, një armë zjarri pistoletë e tipit “Pjetro Beretta”, si dhe 12 fishekë të modelit 7.65 mm.

Stresi tashmë akuzohet për veprat penalë të “Trafikimit të lëndëve narkotike” dhe “Krimeve kundër personit”.

Të fundit