Flash News

KRYESORE

Arrestimi në Shqipëri i Bledar Ibrahimit, reagon ministri italian Matteo Salvini

Arrestimi në Shqipëri i Bledar Ibrahimit, reagon ministri italian

Pas arrestimit nga policia në Shqipëri të Bledar Ibrahimit, i dyshuar si pjesë e grupeve terroriste në Itali dhe në Egjipt, ka reaguar ministri i Jashtëm italian Matteo Salvini.

Në një reagim në Facebook, Salvini falenderon policinë shqiptare, ndërsa shprehet se nuk do të ketë tolerancë ndaj krimit.

“Arrestohet në Shqipëri Bledar Ibrahimi, 28 vjeç, pasi kërkohej për terrorizëm ndërkombëtar. 

Në shtëpinë e tij në Milano, janë gjetur pajisje kompjuterike, gjurmët e kontakteve me fondamentalistët islamikë dhe dokumente në video dhe foto ku lavdëron xhihadin islamik. 

Falenderoj magjistraturën dhe hetuesit tanë, duke filluar nga Ros, që kanë bërë një punë të shkëlqyer dhe gjithashtu falënderoj edhe policinë e Tiranës për punën mjaft të mirë.

Asnjë lëshim ndaj kriminelëve dhe fanatikëve të cilët na sjellin luftë në shtëpinë tonë", shkruan Salvini në Facebook.

Bledar Ibrahimi, banues në Elbasan do të ekstradohet drejt Italisë, pasi Interpol Roma e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale 'Pjesëmarrje në organizatë terroriste’.

 

Të fundit