Flash News

KRYESORE

Arrestimi i Orest Sotës, Andi Bushati: Komunikata e policisë, përpjekje për mashtrim

Arrestimi i Orest Sotës, Andi Bushati: Komunikata e policisë,

Analisti Andi Bushati ka komentuar situatën e krijuar pas arrestimit të biznesmenit Orest Sota, mik i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Sotës iu gjetën rreth 860 mijë euro në makinë dhe dy patenta të Tahirit, por për Bushatin, komunikata e policisë për ngjarjen duket si përpjekje për mashtrim. Analisti tha në rubrikën ‘Opinion’ në Neës 24 se policia në komunikatën e parë nuk tregoi emrin e biznesmenit dhe as shumën e parë, e nëse opozita nuk do e kishte denoncuar ngjarja mund të ishte shfyrë.

“Policia mund të ketë qenë e përgatitur. Prokuroria duhet të jetë duke monitoruar të gjithë rrethin e Saimir Tahirit. Komunikata e policisë duket si përpjekje për mashtrim. Nuk u tha emri i biznesmenit, nuk u tregua që ka patur probleme më parë me policinë, nuk u tregua shuma e parave dhe nuk u tregua pretendimi për destinacionin e tyre. Po mos të kishte dalë opozita, çështja edhe mund të ishte shfryrë”, tha Bushati.

Bushati ka komentuar edhe pasivitetin e popullit ndaj ngjarjeve të rënda që janë bërë publike, duke theksuar se “kjo gjendje nuk vjen vetëm si pasojë e pushtetit të kriminalizuar të Edi Ramës, por si rrjedhojë e disa pushteteve të dështuara njëri pas tjetrit”.

Të fundit