Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Arrestimi për atentatin ndaj prokurorit Ndoja, reagon Rama për herë të parë: Masat speciale kundër KÇK-së, do t’i nxjerrim “ujë të zi”
Vjen reagimi i parë i kryeministrit Edi Rama për atentatin ndaj prokurorit që akuzoi për lidhje me bandat kriminale që në kuvend, Arjan Ndoja, pas atentatit ku mbeti i plagosur më 1 nëntor bashkë me shoferin e tij, Andi Maloku dhe ‘i forti i Sukthit’, ose Aleksandër Laho.
Reagimi i kryeministrit vjen ditën kur policia njoftoi se ka arrestuar një të dyshuar si të përfshirë në atentat, Redjan rraja i cili ka edhe lidhje fisnore me deputetin e PS, Rrahman Rraja.
Në një reagim në twitter, Rama përshëndet punën e policisë dhe thekson se do të reagohet frontalisht ndaj gjykatësve e prokurorëve të inkriminuar, që duan “të kapin ç’të kapin”, deri ditën kur kanë radhën e spastrimit nga Vetingu, që sipas tij bën pjesë edhe Ndoja.
“Përshëndes me respekt punën e shkëlqyer të Policisë së Shtetit për zbardhjen e ngjarjes kriminale, ku u implikua edhe prokurori i Durrësit. Brenda muajit Ligji Special kundër personave të dënuar, akuzuar a hetuar brenda/jashtë vendit për krim të organizuar apo krime të rënda...
Masat speciale kundër KÇK-së Do t’i nxjerrim “ujë të zi” foleve të krimit të organizuar dhe do të reagojmë frontalisht ndaj gjykatësve e prokurorëve të inkriminuar, që duan “të kapin ç’të kapin”, deri ditën kur kanë radhën e spastrimit nga Vetingu”, shkruan Rama në Twitter.