Flash News

KRYESORE

Arrestimi i stomatologes, avokati: Do të publikoj përgjime; prokurorët mbrojnë peshqit e mëdhenj

Arrestimi i stomatologes, avokati: Do të publikoj përgjime;

Avokati i stomatologes, Olesia Duka, e cila është arrestuar për mashtrim në vlera të mëdha, ka deklaruar se do të publikoj përgjime që tregojnë se si prokurori Madrid Kullolli ka infiltruar njerëz në burg duke detyruar Olesian të bashkëpunoj me organin e akuzës për të mos u shkuar gjërave me thellë.

Në deklaratën e tij, Arben Llangozi shton se Prokuroria e Durrësit kërkon të mbulojnë të krimin e Ardian Hoxhës, i cili e akuzon Dukën se e ka mashtruar në vlerën e 216 mijë euro. Sipas Llangozit, duka është viktime e mashtrimeve të Hoxhës.

Deklarata e avokatit:

Sonte del përgjimi i parë që prokurori ka infiltruar njerëz në burg duke detyruar Olesian të bashkëpunoj me prokurorin për të mos shkuar gjërat me thellë. Kujt i intereson ky bashkëpunim prokurorit apo Olesias.

Mbrëmjen e sotme do të ndiqni bisedën live si prokuroria Durrës dhe me saktë prokurori Madrit Kullolli infiltron avokat dhe persona të tjerë me të vetmen qëllim largimin nga mbrojtja të avokatëve të STUDIO LIGJORE “JURISPRUDENCA”

Do çuditeni! Prokuror të cilët duan te mbulojnë dhe ndihmojnë krimin pasi oficeri i çështjes Leonard Qorri është mik dhe shok me Ardian Hoxhën të cilët punon në portin e Durrësit së bashku janë gjobëvënës.

Të fundit