Flash News

KRYESORE

Arrestohen 11 persona në Gjermani, po planifikonin sulm terrorist

Arrestohen 11 persona në Gjermani, po planifikonin sulm terrorist

Forcat policore në Gjermani kanë vënë në pranga 11 persona, të cilët dyshohet se po planifikonin një sulm terrorist.

“Autoritetet po verifikojnë për lidhje të mundshme mes personave të arrestuar dhe grupit militant të Shtetit Islamik. Ne dyshojmë se ata janë pjesë e ISIS-it ose simpatizantë të kësaj organizate”, tha zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit në Dyseldorf.

Të arrestuarit ndodhen në paraburgim, ndërkohë që zyrtarët pohojnë se njëri prej tyre është nga Taxhikistani, ndërsa kombësia e të tjerëve nuk është mësuar ende.

Të fundit