Flash News

KRYESORE

Arrestohen 2 persona për prerje të paligjshme të pyjeve dhe falsifikim dokumentesh

Arrestohen 2 persona për prerje të paligjshme të pyjeve dhe

Dy persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi akuzohen për prerje të paligjme të pyjeve.  Rrasa, 48 vjeç, banues në Berdicë, Shkodër, i cili është edhe administrator i subjektit fizik në emër të tij, si dhe Pjetër Rreshpja, 36 vjeç, banues në Grudë u kapën me 21 m3 lëndë drusore. Arrestimi i tyre u bë në vendin e quajtur Ura e Mesit Njësia Administrative Postrribë, pasi Pjetër Rreshpja është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë me mjetin e tij kamion në të cilin kishte ngarkuar lëndë drusore pa dokumentacion përkatës dhe me një faturë tatimore të fallsifikuar të lëshuar nga shtetasi Gjin Rrasa i cili është administrator i subjektit fizik në emër të tij. Ata akuzohen për veprat penale "Prerje e paligjshme e pyjeve", "Fshehje e te ardhurave" dhe "Fallsifikim i dokumentave".

 Gjithashtu filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për veprat penale "Prerje e paligjshme e pyjeve" e "Fshehje e të ardhurave"  edhe për B. F. 47 vjeç, banues në fshatin Vilëz, Shkodër.

Të fundit