Flash News

KRYESORE

Arrestohen 2 vëllezër, sekuestrohet makina me fenelinë policie, 5 armë dhe 169 fishekë

Arrestohen 2 vëllezër, sekuestrohet makina me fenelinë policie, 5

Policia e Durrësit ka arrestuar dy vëllezër të akuzuar për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe mbajtje pa të drejtë e uniformës dhe simboleve. Në pranga kanë rënë shtetasit Hamid Bala 28 vjeç dhe vëllai i tij i mituri E.Bala 16 vjeç, nga Maminasi.

Grupi hetimor ka zbardhur dhe dokumentuar se vëllezërit e arrestuar janë autorë të dyshuar të vjedhjes së magazinës së shtetasit E. Z. , vjedhjes së servisit së shtetasit M.N. ku kanë vjedhur vlera monetare, sende të ndryshme materiale, telefona celularë dhe vjedhjes së një çante, marsup shtetasit S.B.

Në momentin e arrestimit si edhe gjatë kontrollit të kryer në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

  • 1 armë zjarri pistoletë tip “Ecol” , kal. 7.65 mm, së bashku me një kreher me 9 fishekë;
  • 1 armë gjahu tipi Shutgan ku brenda folesë së saj gjendeshin 4 fishekë;
  • 1 armë gjahu me grykë e cila kishte të stampuar PBERETTA;
  • 1 pushkë sportive;
  • 1 dorezë arme gjahu shutgan;
  • 169 fishekë kal.7.62 mm mod 56;
  • 1 automjet tip Benz CLK 230 kompresor së bashku me dokumentacionin dhe të instaluara një palë fenelina policie;
  • 6 palë targa;
  • sendet e vjedhura në pronën e shtetasve E.Z. dhe M.N.
  • 1 palë dylbi;
  • 3 telefona Smartphone;
  • 11 karta telefoni të kompanive të ndryshme celulare;
  • 1 kamer e markës JVC COMPACT VHC;

Të fundit