Arrestohen 3 të rinj, përkrahës të ISIS në Gjermani, dyshohet se po planifikonin një sulm terrorist

Tre të rinj, mbështetës të grupit ekstremist Shteti Islamik (ISIS) janë arrestuar nga policia gjermane.

Autoritetet në Frankfurt deklaruan se policia ka kryer kontrolle në tri banesat e të arrestuarve në Ofenbah, pasi dyshohet se po planifikonin sulme me bomba kundër të ashtuquajturve “jobesimtarë”.

Në pranga ranë tre persona 21, 22 (turq) dhe 24 vjeç nga Maqedonia e veriut .

Gjatë kontrollit në banesën e 24-vjeçarit policia gjeti materiale që nevojiten për të përgatitur eksploziv, si dhe kishte bërë kërkime në internet për armë të zjarrit.

Prokurorja e Frankfurtit, Nadja Niesen deklaroi se të dyshuarit se planifikonin sulme në rajonin Rhine-Main.