Flash News

KRYESORE

Arrestohen 4 skifterat e vegjël të çadrave në plazhin e Shëngjinit

Arrestohen 4 skifterat e vegjël të çadrave në plazhin e

Katër adoleshentë nga Lezha janë të dyshuar si autorë të vjedhjeve të kryera në plazhin e Shëngjinit. Djemtë shfrytëzonin momentin e duhur dhe vidhinin euro, para si dhe sende personale të pushuesve të cilët merrnin me vete në çadrë.

Prandaj dhe operacioni është koduar “Çadrat” ndërsa janë ndaluar dy prej autorëve dhe një tjetër është shpallur në kërkim si dhe një tjetër procedohet në gjëndje të lirë. Janë arrestuar P.D. ( me preçedent të mëparshëm penale ) 14 vjeç, B.Ç. 16 vjeç u shpall në kerkim dhe punohet për kapjen e shtetasit M.P. 16 vjeç si dhe u proçedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi E.Gj. 15 vjeç, të katërt banor të Lezhës.

Policia thote se nga veprimet hetimore të kryera ,është arritur të dokumentohet autorësia e disa vjedhjeve të ndodhura në plazhin e Shëngjinit

Konkretisht :

– Më datë 18.08.2017, në Shengjin, i kanë vjedhur 600 euro, 7000 lekë dhe dy telefona celular shtetasit A.B..

-Më datë 16.08.2017, në plazhin e Kunes – Shëngjin, i kanë vjedhur 1140 dollare, 130 euro, 24.000 lekë, tre telefona celular dhe dokumente të ndryshme shtetasit A.B.

– Më datë 10.08.2017, në Shëngjin, kanë tentuar të vjedhin fenerin e mjetit BMW në pronësi shtetasit D.S..

– Më datë 02.08.2017, në plazhin e Shengjinit i kanë vjedhur 100 euro, 4000 lekë dhe një telefon celular Samsung, shtetasit A.V.

Materialet proçeduriale – hetimore, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër , (Seksionit për të mitur) për veprën penale “Vjedhja ‘ e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Të fundit