Flash News

KRYESORE

Arrestohen 59 zyrtarë për korrupsion dhe sabotim ekonomik, në Etiopi

Arrestohen 59 zyrtarë për korrupsion dhe sabotim ekonomik, në

Autoritetet në Etiopi kanë arrestuar 59 zyrtarë për korrupsion dhe sabotim ekonomik. Prokurori i Përgjithshëm i vendit njoftoi se arrestimet janë bërë në kuadër të një vale pastrimi ndaj të korruptuarve në administratë.

Berhanu Tsegaye tha se janë arrestuar njerëz që kanë punuar në qeveri dhe ministri të rëndësishme, sidomos në atë Financave, dhe shton se janë gjetur prova sesi zyrtarët kishin tejkaluar kompetencat dhe kanë dhënë prona për persona të caktuar.

Kryeministri Abiy Ahmed ka njoftuar kur ka marrë mandatin se do të kryejë pastrime të rëndësishme në administratë, në kuadër të luftës ndaj korrupsionit dhe informalitetit.

Të fundit