Flash News

KRYESORE

Arrestohen dy banorë të ‘Unazës së Re’ që kundërshtuan policinë për shembjen e banesave

Arrestohen dy banorë të ‘Unazës së Re’ që

Dy banorë të ‘Unazës së Re’ në Tiranë janë vënë në pranga, pasi gjatë protestës për të ndaluar shembjen e banesave të tyre, ata goditën me sende të forta forcat e policisë.

Policia bën me dije se në pranga janë vënë shtetasit E.F., 27 vjeç, banues në Tiranë dhe M. F., 54 vjeç, banues në Tiranë.

 

Çfarë njofton policia

“Këta persona më datë 22.07.2019, gjatë një tubimi pranë “Unazës së Re” kanë goditur me sende të forta dhe kanë penguar për kryerjen e detyrës tre punonjës të policisë, të cilët ishin dislokuar në shërbim për ruajtjen e rendit publik.

Gjithashtu këta shtetas kanë kundërshtuar me dhunë, duke i goditur me sende të forta efektivët e policisë të Komisariatit Nr.6, në momentin e shqoqërimit të tyre për në ambientet e Policisë”, njofton policia.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.”

Të fundit