Flash News

KRYESORE

Arrestohen dy shqiptarë në Stamboll, u kapën me 200 kg drogë

Arrestohen dy shqiptarë në Stamboll, u kapën me 200 kg drogë

Dy shqiptarë janë arrestuar në Stamboll gjatë një operacioni ku iu konfiskuan 200 kg drogë e llojit hashash. Gazeta turke "Hyrriet" shkruan se të arrestuarit janë shtetasi D.R, nga Kosova dhe shtetasi J.A nga Shqipëria, të cilët u vunë në pranga gjatë një operacioni antidrogë. Të dyshuarit, të cilët u dërguan përpara gjykatës, u arrestuan në sallën e gjyqit. Arrestimi i tyre u bë pas informacioneve për një rrjet droge që trafikonte sasi të mëdha lëndësh narkotike në drejtim të Turqisë.

Të fundit