Flash News

KRYESORE

Arrestohen dy shqiptarë, u kapën me 17 kg heroinë

Arrestohen dy shqiptarë, u kapën me 17 kg heroinë

Policia italiane ka arrestuar dy shtetas shqiptarë gjatë një operacioni anti-drogë në provincën Komo të Katanias ditën e djeshme.

Dy shqiptarëve ju gjetën 17.5 kg heroinë dhe 8 kilogramë përzierjes dhe sipas autoriteteve  vlera e drogës së sekuestruar përllogaritet në mbi 300 mijë Euro nëse do të shitej me pakicë.

Lënda narkotike u gjet e fshehur në katin e dytë të një ndërtese dhe ishte e ndarë në 33 pako të ndryshme. Policia sekuestroi edhe peshore elektronike dhe rreth 50 mijë Euro, para që dyshohet se vinin nga aktiviteti kriminal i shitjes së heroinës.

 

 

Të fundit