Flash News

KRYESORE

Arrestohen dy shqiptarët e arratisur nga burgu në Greqi

Arrestohen dy shqiptarët e arratisur nga burgu në Greqi

Policia greke ka arrestuar dy prej shqiptarëve që u arratisën nga burgu tre ditë më parë në momentin që po transportoheshin drejte burgut të Haniasë.

Operacioni për kapjen e tyre u zhvillua në lagjen Nea Filqdelfia rreth orës 21:00 të mbrëmjes, me orën lokale teksa për kapjen e tyre u dërguan forcat speciale të policisë greke.

Sipas medias greke, Alfons Doçi dhe Emiljano Halili nuk bënë asnjë rezistence gjatë aksionit për kapjen e tyre teksa ata ishin dy të fundit nga grupi prej 4 të arratisurve shqiptare që mundën t’i shpëtojnë policisë në portin e Pireut.

Ata pritet që tashmë të dërgohen në gjykatë ku dënimit të tyre të mëparshëm do t’i shtohen edhe dënimi për arratisje nga vendi i vuajtjes së dënimit.

Të fundit