Flash News

KRYESORE

Arrestohen dy shqiptarët e arratisur nga burgu në Greqi

Arrestohen dy shqiptarët e arratisur nga burgu në Greqi

Forcat speciale greke EKAM, në bashkëpunim me policinë e Athinës, kanë arrestuar dy shqiptarët e arratisur nga burgu Koridhalo në fillim të këtij muaji.

Leonard Pepa dhe Elvis Pepa ishin fshehur në bodrumin e një shtëpie të djegur në Mati dhe kanë qenë të armatosur, por nuk kanë hapur zjarr ndaj policie greke.

Leonard Pepa nga Elbasani dyshohet se ka kryer 13 vjedhje dhe 3 grabitje, ndërsa po në qytetin e tij rezulton i dënuar për veprën penale të vjedhjes në bashkëpunim. Shtatë vite më parë, Pepa  është arrestuar në Igumenicë me një sasi të madhe droge prej 244 kg kanabis. Ai ka përfunduar në burg në Greqi më 30 tetor 2017.

Elvis Pepa, 31 vjec, nga Elbasani me banim në Kavos të Korfuzit është arrestuar me 7 korrik të 2018.  Dy shqiptarët e arratisur nga burgu gjatë mbrëmjes së djeshme nuk kanë lidhje gjaku me njëri-tjetrin.

Të fundit