Flash News

KRYESORE

Arrestohen dy "të fortët"  e Durrësit, u gjendet pistoleta në makinën luksoze

Arrestohen dy "të fortët"  e Durrësit, u gjendet

Efektivet e Drejtorisë  Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në zbatim të Plan-Operacionit "Vjeshtë 2017" kanë arrestuar sy të rinj, të cilët mbanin armë në makinën e tyre.

Arrestimi i M. Fierza 30 vjeç, banues në Durrës dhe G. Nderjaku 34 vjeç, banues në Durrës u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip 'Porsche', me drejtues shtetasin Marjel Fierza u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale 2 armë zjarri pistoletë tip Beretta, automjeti tip Porche dhe 6 telefona celularë.

Kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vijim nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Të fundit