Flash News

KRYESORE

Arrestohen dy të rinj në Maliq, kapen me 8 kg kanabis

Arrestohen dy të rinj në Maliq, kapen me 8 kg kanabis

Dy të rinj u arrestuan nga policia e Korçës pasi u kapën me një sasi prej 8 kilogram kanabis sativa. Në pranga u vunë Mariglen Katros, 33 vjeç, banues në fshatin Lumaj dhe Lerbi Xhemollari, 25 vjeç, banues në Elbasan.

Policia sqaron se “arrestimi i tyre u bë pasi, më datë 12.09.2017, në vendin e quajtur “Përroi i Popçishtit” në Moglicë-Maliq, shtetasve të mësipërm, iu gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale në kushtet e flagrancës një sasi prej 8 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sativa.

Nga ana e Policisë po vijon puna, për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë veprimtari si edhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes. 

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal.”

Të fundit