Flash News

KRYESORE

Arrestohen ish-drejtori dhe juristi i spitalit në Berat

Arrestohen ish-drejtori dhe juristi i spitalit në Berat

Në kuadër të një procedimi penal janë ndaluar shtetasit  Idlir Frashëri, ish-Drejtor i Spitalit Rajonal Berat dhe Alfred Lulaj, jurist i Spitalit Rajonal Berat të dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës në bashkëpunim” dhe “Falsifikimi i dokumentave i kryer në bashkëpunim”.

Keta shtetas kanë bërë blerje të mallrave mjekësore (antibiotikë) në kundërshtim me ligjin. Më pas për të justifikuar veprimtarinë e paligjshme të tyre kanë futur në dosjet e blerjeve një kërkesë sikur mjekët e spitalit kërkonin ilaçe.

Hetimet vazhdojnë pasi do të verifikohen të gjitha procedurat në lidhje me menyrën se si kanë dalë medikamentet mjekesore nga Farmacia e Spitalit të Beratit.

Të fundit