Flash News

KRYESORE

Arrestohen në doganë dy turq, detajet e para të policisë

Arrestohen në doganë dy turq, detajet e para të policisë

Arrestohen në pikën kufitare të Muriqanit në SHkodër dy shtetas me origjinë dhe banim në Turqi.

Arrestimi i tyre u bë pasi u zbuluan se po qarkullonin me dokumente false. Sipas policisë në pranga kanë rënë Malik Ejder, 36 vjeç si dhe  Bayram Çekir, 34 vjeç, të dy banues ne Turqi.

“Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë procesit të regjistrimit në dalje nga Republika e Shqipërisë në P.K.K Muriqan janë paraqitur me kartë identiteti rumune, të cilat dyshohen të jenë të falsifikuara.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkoder, për veprën penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, e parashikuar nga neni 189 Kodit Penal”, sqaron policia.

Të fundit