All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Arrestohen në flagrancë 2 grabitës makinash, ishin kthyer në problem në kryeqytet

Arrestohen në flagrancë 2 grabitës makinash, ishin kthyer në
All - Paragraf - 1

Policia e Tiranës arrestoi në flagrancë dy shtetas, të cilët pasi vodhën një automjet në kryeqytet tentuan të largoheshin në drejtim të Pukës.

All - Paragraf - 3

Operacioni i koduar "Shëtitësit" u krye nga komisariati Nr 3 Tiranë në bashkëpunim me policinë e Shkodrës. Policia njoftoi se arrestimet u kryen në kuadër të parandalimit të vjedhjeve të automjeteve, zbardhjes së vjedhjeve të ndodhura më parë, si dhe për kapjen e arrestimin e autorëve. Shtetasit e arrestuar dyshohen edhe si autorë të vjedhjes së katër automjeteve, kryer muajt e fundit në Tiranë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe automjeti i vjedhur.

Uniformat blu u njoftuan se automjeti i vjedhur po shkonte drejt qytetit të Pukës dhe shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë nr 3 Tiranë në bashkëpunim me shërbimet policore DVP Shkodër, bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasve D. D., 38 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në rrugën “5 Maj”, Tiranë dhe Sh. K., 32 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, të cilët në momentin e ndalimit qarkullonin me automjetin e vjedhur kamionçinë në pronësi të shtetasit V.M.

Policia dyshon se ata janë autorë të katër vjedhjeve të kryera më parë në qytetin e Tiranës dhe konkretisht :

Më datë 28.05.2018, gjatë natës në rrugën “Don Bosko”, kanë vjedhur mjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit B. K.

Më datë 01.12.2018, gjatë natës, në rrugën “Sejdini”, i kanë vjedhur fugonin tip “Benz”, shtetasit E.Ç.

Më datë 06.03.2019, në rrugën “Gjergj Legisi”, kanë vjedhur mjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit E.S.

Më datë 21.04.2019, në rrugën “Kadri Roshi”, Tiranë, kanë vjedhur automjetin tip Mercedes Benz, në pronësi të shtetasit E.M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”.

Të fundit