Flash News

KRYESORE

Arrestohen për drogë, shqiptarët bëjnë rezistencë, karate me policinë italiane

Arrestohen për drogë, shqiptarët bëjnë rezistencë,

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në Milano pasi janë kapur me lëndë narkotike të llojit kokainë. Gjatë kontrollit në banesë, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 631 gramë kokainë dhe 1000 euro cash, në pranga kanë përfunduar shqiptarët 41 dhe 42 vjeç.

Gjatë kontrollit, policia gjeti në banesë edhe një peshore dhe 2 celularë. Shqiptarët janë denoncuar nga fqinjët pasi kanë parë disa lëvizje të dyshimta të tyre.

Në momentin që policia ka ndërhyrë për të arrestuar shqiptarët është hasur në kundërshtime dhe dhunë.

Shqiptari 41-vjeçar ishte një njohës i mirë i arteve marciale dhe ka plagosur lehtë dy nga efektivët e policisë para se të prangosej, njoftojnë mediet italiane.

Mësohet se dy shqiptarët ishin të dy punonjës sigurie në lokalet e natës dhe shpërndanin drogën në zonën e quajtur Baggio.

Të fundit