Flash News

KRYESORE

Arrestohen tre “skifterët” shqiptarë që vidhnin vilat e makinat luksoze

Policia e Livornos ka vënë në pranga 3 shqiptarë, të cilët grabisnin vilat dhe makinat luksoze të italianëve. Në operacionin e koduar “Night Off”, karabinierët italianë kanë zbuluar detajin që i futi në grackë skifterët shqiptarë. Sipas mediave italiane, falë një kamerë përgjimi është bërë i mundur filmimi i gjithçkaje dhe pjesa ku njëri prej shqiptarëve i tha grupit të tij: Po nuk e hapi kasafortën do e qëlloj.

3 shqiptarët e arrestuar janë:

-Blerim Sheshi (1983)

-Eduart Kaca (1987)

-Brendon Balla (1995)

Mjetet që përdornin shqiptarët për të kryer grabitjet u cilësuan si të vjedhura.  Shqiptarët janë arrestuar në një apartament që kishin marrë me qira në Antignano. Qiraja e apartamentit ishte 1300 €.   Gjykata ka vendosur që njëri prej tyre të burgoset, ndërsa dy të tjerët janë në arrest shtëpie.

 

Të fundit