Flash News

KRYESORE

Arrestohen tre vetë në Fier, u sekuestrohet 67 kg kanabis

Arrestohen tre vetë në Fier, u sekuestrohet 67 kg kanabis

Tjeter sasi e madhe kanabisi e kapur nga policia. Policia e Fierit ka finalizuar me sukses operacionin “Stan”, në kuadër të të cilit ka sekuestruar 67.7 kg kanabis sativa. Janë arrestuar dhe zotëruesit e kësaj lënde narkotike, babai dhe dy djemtë e tij. Bëhet fjalë për shtetasit Mitat Stani (58 vjeç), Përparim Stani (30 vjeç) dhe Arti Stani (28 vjeç), banues në fshatin Ngjeqar të Roskovecit.  

Nga kontrolli i ushtruar në një serrë perimesh e mbuluar me plasmas, pranë banesës së tyre, u gjendën të groposura 4 fuçi plastike të mëdha të mbushura me kanabis.  Dyshohet se poseduesit e lëndës narkotike po përgatiteshin që ta trafikonin në Itali kanabisin.

 

Të fundit