Flash News

KRYESORE

Arrestohet 19-vjeçari që aksidentoi dje të miturin me makinë

Arrestohet 19-vjeçari që aksidentoi dje të miturin me

Shërbimet e policisë rrugore pranë D.V.P. Tiranë, arrestuan shtetasin Kejvin Bliu, 19 vjeç, banues në Tiranë, sepse aksidentoi të miturin dhe m; pas u largua nga vendi i ngjarrjes. Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi, ky shtetas më datë 18.09.2017, rreth orës 11:00, në bulevardin “Gjergj Fishta”, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka përplasur motorrin tip “Piaggo” me drejtues shtetasin e mitur me iniciale A. B., 14 vjeç dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, ku më pas është ndaluar dhe arrestuar nga shërbimet e policisë rrugore pranë D.V.P.Tiranë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i ngjarjes”, parashikuar nga nenet 290 dhe 273 të Kodit Penal.

Të fundit