Flash News

KRYESORE

Arrestohet 21-vjeçari, dyshohet se ka grabitur katër banesa

Arrestohet 21-vjeçari, dyshohet se ka grabitur katër banesa

Policia e Elbasanit njofton se ka arrestuar në flagrancë një shtetas për tentativë vjedhje të një banese, si dhe për kundërshtim të punonjësve të policisë.

Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet T.Q, 21 vjeç, banues në lagjen “5-Maj”, ndërsa dyshohet edhe si autor i katër vjedhjeve të tjera të banesave.

NJOFTIMI I PLOTË

Policia arreston në flagrancë një shtetas për tentativë vjedhje të një banese, si dhe për kundërshtim të punonjësve të policisë .

21 vjeçari i arrestuar i dyshuar edhe si autor i katër vjedhjeve të tjera të banesave.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. Q., 21 vjeç, banus në lagjen “5-Maj”, Elbasan.

Arrestimi u krye pasi në orët e para të mëngjesit në lagjen “5-Maj”, ky shtetas është kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhë në banesën e shtetases Sh.M., banuese në Elbasan. Ky shtetas në momemtin e shoqërimit ka kundërshtuar shërbimet e Policisë.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se ky shtetas dyshohet të jetë autor edhe i katër vjedhjeve të kryera më parë, konkretisht:

Më datë 20.10.2018, në lagjen “Emin Matraxhiu” Elbasan, dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit E.T., ku kanë marrë 40.000 lekë dhe 200 euro.

Më datë 29.10.2018, gjatë natës në lagjen “Shënkoll” Elbasan, dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit B.C., ku ka vjedhur 2 televizorë plazma dhe disa vegla pune me vlerë rreth 2000 euro.

Më datë 08.11.2018, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit A.B, ku ka marrë një televizor “Plazma”, 32 polësh.

Më datë 20.11.2018, në lagjen “Haxhias” Elbasan, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit M.P., ku ka marrë 70000 lekë dhe disa bizhuteri.

Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

Të fundit