Flash News

KRYESORE

Arrestohet 22 vjeçari shqiptar në Britani, joshi dy të mitura

Arrestohet 22 vjeçari shqiptar në Britani, joshi dy të mitura

Një 22 vjeçar shqiptar është arrestuar në Britani, pasi joshi online dy të mitura angleze dhe më pas udhëtoi ilegalisht drejt shtetit anglez për të kryer mardhënie seksuale me vajzat. Shqiptari është Eduart Mantranxhiu 22-vjeçar nga Kukësi. Ai në fakt ka chat-uar dhe është kapur nga një grup anti-pedofilësh, të ashtuquajtur  “Rojtarët e Veriut”.

Gjatë seancës gjyqësore hetuesi i çështjes u shpreh se bisedat mes tyre nisën normalisht thjesht me një përshëndetje. Vajzat e rreme e pyetën sa vjeç ishte dhe më pas e gënjyen se ishin 14 vjeç. Shumë shpejt biseda mes tyre nisi të rrotulllohej rreth temave të seksit.

Mësohet se Mantraxhiu ka qenë në bisedë edhe më një vajzë tjetër. Ai ra në kontakt me vajzat nëprmjet rrjetit sociale “Scout”. Në të janë edhe sms-të ku ai kërkon seks, edhe pse i ndërgjegjshëm për pasojat. “Ti je vetëm 14, dhe unë mund të futem në burg për këtë”, i thotë ai vajzës, por gjithsesi lë takim me të.

Gjykata e shpalli fajtor dhe e dënoi shqiptarin me 12 muaj burg. Avokati shqiptarit u shpreh se ai kishte hyrë në Britani në mënyrë ilegale dhe se do të deportohej në Shqipëri.

“ Ai erdhi përmes një kamioni. Erdhi këtu se donte të punonte. Ai jeton në Shqipëri së bashku me familjen. Ai ishte i papunë dhe erdhi në Britani ilegalisht. Fillimish nisi punë në një lavazh. Ai dëshiron të kthehet tek familja e tij edhe nënën e ka sëmurë, erdhi këtu i dëshpëruar" shprehet avokati.

Edhe pse historia ka ndodhur në datën 30 korrik, mediat britanike e kanë transmetuar këtë ngjarje gjatë ditës së sotme.

 

640x360_MP4_6324782235242090175 by e-d21

Të fundit