Flash News

KRYESORE

Arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Itali, shiste drogë përmes Facebook dhe Instagram

Arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Itali, shiste drogë

Policia e Italisë ka arrestuar një shqiptar 22-vjeçar, pasi shiste drogë përmes kontakteve që vendoste në rrjetet sociale, Facebook e Instagram.

Ai shiste hashash, marijuanë dhe droga sintetike të llojit “AK47” e “K2”,  të cilat konsiderohen si shumë të rrezikshme. Ato japin efekte të rënda, me një rrezik gati 30 herë më të lartë në krahasim me kanabisin bimor.

22-vjeçari u la në arrest shtëpie. Mediat italiane raportojnë se ai u arrestua nga karabinierët e Vaiano në Toskana.

Të fundit