Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Arrestohet 25-vjeçari në Tiranë, kërcënoi me armë nënën dhe vëllain
Policia e Tiranës ka arrestuar një 25-vjeçar pasi kërcënoi me armë nënën dhe vëllain e më pas qëlloi me armë në ajër. Policia njofton se shtetasi Dritan Billa 25 vjeç nga fshatin Zalt i Kasharit, pas një konflikti për motive të dobëta ka kanosur nënën D.B. 61 vjeç dhe vëllain F.B. 33 vjeç, si dhe ka qëlluar në ajër me pistoletë. Më pas u largua nga banesa.
Sapo u njoftuan për këtë rast, policia lokalizoi të riun në lagjen “Shkozë” të Tiranës rreth orës 22:45. Pas kontrollit të ushtruar në mjet iu gjet dhe u sekuestrua pistoleta model 54 me dy fishekë.
Ndaj tij u ngrit akuza edhe e armëmbajtjes pa leje dhe drejtim të automjetit në gjendje të parregullt