Flash News

KRYESORE

Arrestohet 27 vjeçari në Durrës, përdorte eksploziv për gjueti të paligjshme

Arrestohet 27 vjeçari në Durrës, përdorte eksploziv

Policia e Durrësit ka arrestuar ditën e sotme një 27 vjeçar, i cili dyshohet të ketë përdorur eksploziv për gjueti të paligjshme në det. 27 vjeçari është banues në fshatin Shetaj të Durrësit dhe është denoncuar për gjuetinë e jashtëligjshme nga një qytetar në Portalin e Komisariatit Dixhital.

Sipas të dhënave i riu vepronte kryesisht në zonën e Kepit të Rodonit. Ndërkohë që policia gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 27 vjeçarit, ka gjetur dhe sekusetruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik tip kallashnikov , të cilën e mbante pa leje. Gjithashtu i'u sekuestrua edhe një mjet lundrues, varkë, pa çertifikatën e përdorimit të mjetit lundrues.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale" Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar në nenin 278 të Kodit Penal dhe neneve 23 dhe 29, pika 1 I ligjit 8663 dt.18.09.2000" Zhvendosja ose përdorimi I mjetit pa autorizim".

Të fundit