All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Arrestohet 27-vjeçari nga Shkodra, vidhte me forcë varëse floriri

Arrestohet 27-vjeçari nga Shkodra, vidhte me forcë  varëse
All - Paragraf - 1

Ishte bërë tmerri i grave në Shkodër pasi, të paktën, në dy raste të dokumentuara, u ka vjedhur me forcë varëset e floririt nga qafa. I riu nga Bardhaj i Shkodrës  është arrestuar dje në Shkodër, pasi policia ka dokumentuar dy vjedhje me dhune të ndodhura në kete qytet. Ne pranga eshte vene shtetasi Kolë Prroni, 27 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër. sipas njoftimit të policisë “Më datë 21.10.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër pas një pune të mirëorganizuar dhe në bazë të provave ligjore u arrestua shtetasi: Kolë Prroni, 27 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është autor i ngjarjes të ndodhur, me datë 01.10.2017 në lagjen “Vasil Shanto” ku i ka vjedhur me forcë nga qafa një varëse floriri shtetases L. P. Gjithashtu dyshohet si autor i ngjarjes së ndodhur me datë 16.10.2017 në lagjen “Vojo Kushi” ku i ka vjedhur me dhunë nga qafa një varëse floriri shtetases D. P.

All - Paragraf - 3

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Vjedhje” parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.”

Të fundit