Flash News

KRYESORE

Arrestohet 31-vjeçari shqiptar në Itali, u kap me 22 kg heroinë

Policia italiane ka arrestuar sot një 31-vjeçar shqiptar në Massafra, pasi iu gjetën 22 kilogramë heroinë.

Sipas mediave italiane,  4.2 kg heroinë e ndarë në 8 pako u gjet në makinë të riut, pasi u zbuluan nga qeni anti-drogë, ndërsa pjesa tjetër e lëndës narkotike u gjet në banesën dhe garazhin e 31-vjeçarit.

18 kg heroinë ishte fshehur në garazh pranë banesës në Foggia, ndërkohë që janë sekuestruar edhe pajisje për paketimin e lëndës narkotike.

Të fundit