Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Policia e Vlorës njofton se ka arrestuar 33-vjeçarin me iniciale K.K, pasi akuzohet për disa vjedhje.
Policia thotë se ka dokumentuar një sërë vjedhje automjetesh për të cilat dyshohet se shtetasi K.K, është autorë i vjedhjeve të tyre, konkretisht si më poshtë:
- Më datë 22.09.2018, në lagjen "Isa Boletini" është vjedhur automjeti tip "Mercedes Benz" në pronësi të shtetasit H.H.
- Më datë 23.10.2018, në legjen "28 Nëntori" është vjedhur automjeti tip "Mercedes Benz" në pronësi të shtetasit N.K.
- Më datë 18.07.2018, në lagjen "28 Nëntori" është vjedhur automjeti tip "Mercedes Benz" në pronësi të shtetasit A.D.
- Më datë 09.05.2018, në lagjen "28 Nëntori" është vjedhur automjeti tip "Mercedes Benz" në pronësi të shtetasit N.A.
“Pas një pune hetimore disa mujore është zbuluar se ky shtetas ka vjedhur në kohë të ndryshme 4 automjete të markës "Mecedes Benz" dhe pasi i përdorte disa ditë, i braktiste ato në të njëjtën zonë, zakonisht në lagjen "15 Tetori" Vlorë.
Në lidhje me automjetet e sekuestruara më sipër, ju bëjmë me dije se Policia ua ka dorëzuar pronarëve përkatës”, thuhet në makinë.