Flash News

KRYESORE

Arrestohet 35-vjeçari, ndihmoi shokun të vrasë gruan

Policia e Shkodrës ka ndaluar një 35-vjeçar pasi dyshohet si bashkëpunëtor i vrasjes së gruas Suela Sulaj, ngjarje e ndodhur më 18 prill të vitit 2016 në Shkodër. Në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar bashkëshorti i saj, Sadetin Sula.

Policia ka bërë ekzekutimin e urdhrit të ndalimit të 35 vjeçarit Fatjon Karmeshtna, banues në Shkodër. Policia thotë se ndalimi i tij u bë pasi gjatë hetimeve të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë ka dyshime të bazuara në prova ligjore, se ky shtetas është bashkëpunëtorë në vrasjen e gruas Suela Sulaj.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale të “Vrasje në marrëdhënie familjare, kryer në bashkëpunim”.

Të fundit