Flash News

KRYESORE

Arrestohet 35-vjeçari, qëlloi me pushkë në afërsi të një lokali

Policia e Fierit ka arrestuar një 35-vjeçar, banues në fshatin Mbyet, Patos, pasi akuzohet se ka prishur qetësinë publike duke qëlluar me armë zjarri në ajër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë natës ka qëlluar në ajër me armë zjarri, pushkë 20 (njëzetëshe), në afërsi të një Bar-Restoranti në fshatin Verbas, Patos.

Në vendngjarje është bllokuar arma e zjarrit si dhe 5 (pesë) gëzhoja model 56.

 

 

Të fundit