Flash News

KRYESORE

Arrestohet 35-vjeçari shqiptar, ishte “koka” e bandës së trafikantëve në Itali

Arrestohet 35-vjeçari shqiptar, ishte “koka” e bandës

35-vjeçari shqiptar Ismail Rebeshi ka rënë në pranga të policisë italiane bashkë me katër anëtarë të bandës së trafikantëve të lëndëve narkotike. Rebeshi, sipas mediave italiane ishte koka e bandës që trafikonin heroinë e kokainë nga Siria dhe nga vendet e Ballkanit.

Në pranga kanë rënë dhe Massimo Leoni, 42 vjeç (Como) Giuseppe Tinenzo, 40 vjeç (Napoli) Vincenzo Polito, 48 vjeç.

Rebeshi thuhet se kishte kontakte me persona me influencë në furnizimin e kokainës dhe heroinës, kryesisht nga Siria dhe nga vendet e Ballkanit e më pas e shpërndante te klientët e tij në Itali.

I arrestuari, i cili njihet si një person me precedent penal në Itali, rezulton pronar i një klubi nate si edhe i një pike të grumbullimit të makinave në një krahinë të Romës, Viterbo.

35-vjeçari u arrestua falë një operacioni të Ichnos që erdhi si rrjedhojë e një bashkëpunimi ndër vitesh midis Sardenjës, Lazios dhe Lombardisë.

Të fundit