Flash News

KRYESORE

Arrestohet 44-vjeçari nga Kukësi, plagosi bashkëfshatarin

Arrestohet 44-vjeçari nga Kukësi, plagosi bashkëfshatarin

Policia e Kukësit ditën e sotme ka arrestuar një person i cili ishte shpallur në kërkim për vrasje e mbetur në tentativë. Burime nga policia bëjnë me dije se personi arrestuar është 44-vjeçari Sokol Tershalla, banues në fshatin Krenxe, Kukës. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës, me vendim Nr.78, datë 31.05.2017, ka caktuar ndaj tij, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale të “Vrasja e mbetur në tentative”. Tershalla aktualisht ndodhet në ambientet e komisariatit të policisë Kukës për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Të fundit