Flash News

KRYESORE

Arrestohet 46-vjeçari në kërkim për vrasje në Durrës

Arrestohet 46-vjeçari në kërkim për vrasje në

Një 46-vjeçar është vënë sot në pranga nga policia e Durrësit, pasi kërkohej për vrasje.

Në pranga është vënë shtetasi me iniciale I.H., banues në lagjen Nr.18 pasi qëlloi me thikë shtetasin A. Ll., në tregun industrial në datën 7 shtator 2017. I plagosuri ndërroi jetë në spital 5 ditë më vonë si pasojë e plagëve të marra.

 

Çfarë njofton policia

“Për shtetasin I.H., Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, më datë 13.03.2019, e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 4 vjet e 6 muaj e 13 ditë burgim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje “,”-raporton policia.

Ndërkohë ra në pranga edhe një 30 vjeçar me iniciale T. (F).M., banues në lagjen Nr.15. Në datën 27 prill 2019 ai iu është larguar Patrullës së Policisë Fier dhe nga kontrolli i ushtruar në automjetin me të cilin po udhëtonte, policia i gjeti një armë zjarri pistoletë tip “TT”, e cila i përkiste këtij shtetasi.

“Në ngarkim të shtetasit, T. (F).M., Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, më datë 24.06.2019 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.”

 

Të fundit