Flash News

KRYESORE

Arrestohet 46-vjeçari nga Puka, i gjenden kanabis dhe 48 kg tritol

Arrestohet 46-vjeçari nga Puka, i gjenden kanabis dhe  48 kg tritol

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë finalizuan me sukses operacioni "Bibaj" ku në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, në një banesë të pa banuar, e marrë në ruajtie nga Nikollë Kola, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 192.5 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Gjithashtu në ambientet e jashtme të kësaj banese janë gjetur dhe sekuestruar dy thasë me 46 kallëp lëndë plasëse me peshë 48 kg.

Policia bën me dije se ka vënë në pranga Nikollë Kolën.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje. 

Të fundit