Flash News

KRYESORE

Arrestohet 50-vjeçari, theu urdhrin e mbrojtjes dhe dhunoi nënën

Arrestohet 50-vjeçari, theu urdhrin e mbrojtjes dhe dhunoi

Dhuna në familje nuk njeh as moshë, as kufi. Megjithë sensibilizimin e madh, përsëri çdo ditë shënohen raste të dhunës në familje. Së fundi një 50-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës pasi akuzohet se theu urdhrin e mbrojtjes ndaj nënës së tij. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për Alfred Meçanin, 50 vjeç, banues në Libohovë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në datë 17.09.2016, nga shërbimet e Stacionit të Policisë Libohovë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Alfred Meçani, 50 vjeç, banues në Libohovë, pasi:

Ky shtetas nuk ka zbatuar Vendimin e Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasen E.M(nëna e tij), 68 vjeçe, banuese në Libohovë.

Në datë 17.09.2017, shtetasi Alfred Meçani ka shkuar në banesën ku banon shtetasia E.M, duke shkelur urdhrin e mbrojtjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

 

 

Të fundit