Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Arrestohet 80 vjeçari, protestoi mbi skelat e kryeministrisë me flamurin kuqezi
Policia e Shtetit vijon ‘gjuetinë’ ndaj protestuesve të opozitës, të pranishëm tubimin e ditës së shtunë. Në pranga ka rënë edhe 80 vjeçari Ndue Fuga, nga fshati Fishtë i Lezhës. I moshuari është marrë në banesën e tij dhe është transportuar menjëherë drejt Tiranës nga uniformat blu.
"Arrestimi i tyre u bë pas analizimit të pamjeve filmike, raport shërbimeve dhe provave të tjera të mbledhura, gjatë protestës së djeshme ku pati akte të dukshme dhune", njofton policia.
Në pranga kanë rënë deri tani 15 protestues, 5 të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, ndersa 7 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.