Flash News

KRYESORE

Arrestohet aktori i famshëm i Hollywood, Vince Vaughn

Ka përfunduar në prangat e policisë aktori i famshëm hollivudian Vince Vaughn.

Sipas hollywoodreporter.com, aktori u arrestua rreth orës 4 të dielën në Manhattan Beach. Informacionet për shkakun e këtij arrestimi të papritur janë shumë të pakta dhe të rezervuara deri më tani. Ajo që dihet me saktësi është fakti se aktori u ndalua në një pikë kontrolli, ndërsa ngiste makinën e tij, i shoqëruar edhe nga një person tjetër.

Aktori Vince Vaughn njihet për rolet e tij të shumta komike si "Wedding crashes" dhe "Swingers". Ai u arrestua në vitin 2001 pas një përleshjeje në Wilmington të Karolinës së Veriut, gjatë së cilës u godit me thikë aktori Steve Buscemi.

Të fundit