Flash News

KRYESORE

Arrestohet autori i dyshuar për vrasjen e Hekuran Billës

Arrestohet autori i dyshuar për vrasjen e Hekuran Billës

Arrestohet 7 ditë pas vrasjes së Hekuran Billës, i dyshuari kryesor për këtë ngjarje, Viktor Marku. Ai është arrestuar në Tuz të Malit të Zi.

Marku ishte shpallur në kërkim për vrasjen e Billës në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, më 12 qershor 2020.  Ai është vëllai i Prel Markut, 22-vjeçarit që u vra në vitin 2006 nga Billa në Londër.

Një ditë më parë për ngjarjen e u arrestua edhe nipi i Viktor Markut, Shtetasi Sebastiano Mali. “Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi, në datën 11.06.2020, rreth orës 21:50, në rrugën ”Prokop Mima” Tiranë, ka bashkëpunuar në vrasjen me armë zjarri të shtetasit H. B. Shtetasi Sebastiano Mali. është nipi i shtetasit Prel Marku, i cili është vrarë në vitin 2006, në Angli, nga shtetasi Hekuran Billa”, tha policia.

Por sot, i riu ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen. Ai ka thënë se prej muajsh jetonte në zonën e ish-klubit Partizani në Tiranë. I pyetur për lëvizjet e tij ai ka mohuar se e ka ndjekur 40-vjeçarin. “Kisha marrë një mjet “BMË X6″ me qira. Nuk e kam gjurmuar viktimën, isha në zonë për qejf”, ka deklaruar Mali.

Të fundit